Në Itali kanë shpërthyer polemika pas një video të bërë virale, të regjistruar në festimet e Karnavaleve Popullore të zonës së Reggio Emilia-s, ku mbi një gijotinë kartoni është vendosur koka e kryeministres Giorgia Meloni, të cilën e presin në shenjë simbolike.
Bashkë me të janë vendosur edhe fytyrat e udhëheqësve të tjerë ndërkombëtarë, si Donald Trump, Benjamin Netanyahu, Vladimir Putin dhe CEO-s së Tesla-s, Elon Musk.
Në fund të gijotinës, një tabelë shkruan "mblidhini të gjithë", duke iu referuar kokave të ndryshme prej kartoni të udhëheqësve.
Skenat janë regjistruar në një park publik më 28 shkurt teksa ngjarja ishte organizuar nga organizata të ndryshme nga grupet lokale. Midis tyre ishte edhe qendra sociale Casa Bettola, e cila pas kritikave, u përpoq ta minimizonte incidentin, duke shpjeguar se ishin thjesht festime për Karnavalet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)