Meloni dënon sulmin rus në Ukrainë: Do të punojmë për rrugën e paqes

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dënuar sulmin masiv rus mbi Ukrainë, duke deklaruar se do të punojë me vendosmëri për të promovuar rrugën e paqes.

24.05.2026. 15:20

"E dënoj fuqimisht sulmin rus, i cili ka goditur përsëri infrastrukturën civile në Ukrainë, me rritjen progresive të nivelit të armëve të përdorura. Solidariteti ynë shkon për popullin ukrainas, i cili ka vuajtur pasojat dramatike të kësaj lufte agresioni për më shumë se katër vjet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri me partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë për të promovuar rrugën drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", shkruan Meloni.

Sulmi rus ku sipas Ukrainës ka përdorur dhe raketat hipersonike Oreshnik është dënuar nga edhe nga liderë të tjerë europianë. Sulmi kryesisht ndodhi në Kiev, por dhe në qytete të tjera.

Paraditen e kësaj të diele ministri shqiptar Ferit Hoxha bëri të ditur se është vënë në rrezik dhe jeta e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, duke bërë të ditur se ka kërkuar ambasadorin rus në Shqipëri për sqarime.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)