Kërcënimet e mundshme nga Rusia, Finlanda forcon përgatitjet në rast lufte
Helsinki ka krijuar një rrjet strehash dhe tunele nëntokësore, të dizajnuara për të përballuar edhe kërcënime bërthamore.
21:22 1 ditë më parë02.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Qeveria Kurti ka dërguar në Kuvend projektligjet për çmimet tavan dhe sigurimin detyrueshëm shëndetësor, duke synuar mbrojtjen e qytetarëve nga rritjet e papritura të çmimeve dhe garantimin e qasjes universale në shërbime shëndetësore.
Kabineti i kryeministrit Albin Kurti ka miratuar të premten projektligjet për çmimet tavan dhe për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, të cilat do të dërgohen në Kuvend për miratim. Këto nisma synojnë të adresojnë boshllëqet e ligjit të mëparshëm, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese gjatë mandatit të kaluar.
Projektligji për çmimet tavan parashikon vendosjen e një limite të çmimeve për produktet bazë dhe marzhin tregtar për shitje me shumicë dhe pakicë, në mënyrë që të parandalohen rritjet e papritura të çmimeve, veçanërisht në situata krizash si rritja e karburanteve. Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se ligji i ri merr parasysh rekomandimet e Kushtetueses.
Ndërkaq, projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, i prezantuar nga ministri Arben Vitia, synon të sigurojë qasje universale në shërbime themelore shëndetësore për të gjithë qytetarët, përmes krijimit të një fondi të posaçëm financiar. Ligji synon gjithashtu rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe rregullimin e kontributeve për sigurimin shëndetësor, duke plotësuar financimin nga buxheti i shtetit.
Këto masa vijnë pas një periudhe kur qytetarët paguajnë shërbime shëndetësore në mënyrë të pjesshme, përveç kategorive të caktuara si fëmijët, pensionistët dhe rastet sociale, duke synuar krijimin e një sistemi më të drejtë dhe të qëndrueshëm.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i hoqi mikrofonin, deputetja e PDK-së, Arbnore Salihu ia hoqi flamurin kombëtar nga foltorja.
19:49 10 h më parë03.04.2026.
Autori
Tsipras theksoi se iniciativa e tij synon të bashkojë tre drejtimet historike politike
13:56 16 h më parë03.04.2026.
Autori
Qeveria e Greqisë është shkundur nga themelet pas skandalit të subvencioneve bujqësore të Bashkimit Europian.
13:28 17 h më parë03.04.2026.
Autori
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë Rihter është regjistruar në Thesproti, 5 km në lindje të Leptokarisë.
10:48 19 h më parë03.04.2026.
Autori
Stuhia e fuqishme Erminio ka goditur disa zona të Greqisë, duke shkaktuar përmbytje të shumta dhe dëme të konsiderueshme, ndërsa një person ka humbur jetën.
16:34 1 ditë më parë02.04.2026.
Autori
Duke folur nga salla e Kuvendit, Kurti theksoi se vendimi i Presidentes ka krijuar paqartësi institucionale dhe nuk respekton kufijtë kushtetues të përcaktuar për institucionet.
14:59 1 ditë më parë02.04.2026.
Autori
Ishulli grek i Kretës është përfshirë nga një stuhi e fuqishme pluhuri saharian, e shoqëruar me erëra të forta dhe madje edhe një tornado, duke shkaktuar kaos në transportin ajror dhe duke e kthyer qiellin në nuanca të pazakonta të kuqe dhe portokalli.
19:58 2 ditë më parë01.04.2026.
Autori
Pesë djem të moshës 15 deri në 16 vjeç janë raportuar për spërkatje me sprej me piper në korridoret e shkollës për të shmangur një test.
19:09 2 ditë më parë01.04.2026.
Autori
Stuhia pritet të dobësohet gradualisht të premten, ndërsa fundjava e Pashkëve sjell kthimin e motit me diell, me temperatura më të ngrohta.
12:43 2 ditë më parë01.04.2026.
Autori
Komente (0)