Drogën të fshehur nën bluzë, çfarë u gjet në burgun e Fierit

Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.

24.05.2026. 12:52

Drogën të fshehur nën bluzë, çfarë u gjet në burgun e Fierit

Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.

Ndaj tyre janë marrë masat përkatëse. 

NJOFTIMI I DREJTORISE SE BURGJEVE
Vijojnë kontrollet në IEVP Fier.
Nga informacioni i marrë në mënyrë operative nga Drejtoria e Analizës dhe Vlerësimit të Riskut në DPB, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, kontrollet për forcimin e masave të sigurisë dhe parandalimin e futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara kanë vijuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.
Në kuadër të këtyre masave, Forcat Operacionale të DPB-së kanë ushtruar kontroll në ambientet e institucionit, ku në pjesën e jashtme pranë Godinës “A” janë konstatuar dhe sekuestruar: 10 telefona celularë, 10 karikues telefonash, bidona të dyshuar me përmbajtje alkoolike, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e gjetur në dy vende të ndryshme.
Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekjen e procedurave të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë një kontrolli të kryer nga strukturat e vetë IEVP Fier, të dënuarit A.M., gjatë verifikimit në skaner, iu konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje. Pas konstatimit, janë njoftuar drejtuesit e institucionit dhe specialistët e Agjencisë, ndërsa i dënuari është shoqëruar në veçim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)