Një 25-vjeçar nga Bangladeshi ka humbur jetën pasi magazinat e subjektet ku ishte i punësuar në Fllakë të Durrësit mori flakë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Durrësit, zjarri ka rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, dyshohet nga bombula e gazit. Flakët e zjarrit janë shuar, ndërsa i palgosur ka mbetur edhe një shtetas nga Kenia.
NJOFTIMI I PLOTE
Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)