Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrethimin e një kantieri ndërtimi. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamëz.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz. Sipas pamjeve filmike autori afrohet i vetëm pranë kantierit dhe sapo vendos lëndën plasëse largohet me një motoçikletë prej andej.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)