Zjarri i mori jetë bangladeshasit në Durrës, Inspektoriati i Punës zbarkon në fabrikën e skafeve
Dyshohet se shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur në kohën kur punonjësit ishin në gjumë. Për pasojë, 25-vjeçari humbi jetën nga asfiksia, ndërsa një tjetër punëtor u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Një ngjarje tragjike u regjistrua mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Durrës, ku një shpërthim i dyshuar i një bombole gazi i mori jetën një 25-vjeçari nga Bangladeshi dhe la të lënduar një tjetër shtetas të huaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në ambientet e një fabrike që merret me prodhimin e skafeve, në zonën e sektorit ‘Rinia’. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një nga magazinat e subjektit, ku ndodhej edhe një ambient kuzhine i përdorur për akomodimin e punonjësve të huaj.
Dyshohet se shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur në kohën kur punonjësit ishin në gjumë. Për pasojë, 25-vjeçari humbi jetën nga asfiksia, ndërsa një tjetër punëtor u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Foto: Newsmax Albania
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se ambienti është shkrumbuar plotësisht nga flakët.
Pas ngjarjes, në fabrikë kanë mbërritur edhe inspektorët e Inspektoriatit të Punës, të cilët po kryejnë verifikime lidhur me kushtet e akomodimit dhe trajtimit të punonjësve të huaj. Burime bëjnë me dije se punonjësit e huaj ishin të pajisur me kontrata të rregullta pune dhe jetonin brenda ambienteve të subjektit.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e zjarrit fatal.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrethimin e një kantieri ndërtimi. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamëz.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për opozitën, duke i cilësuar si molotovarë që donin të digjnin Shqipërinë, ka reagua kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Një studim i famshëm i vitit 1960, i botuar fillimisht në revistën Science, ka gjeneruar diskutime ditët e fundit. Ai hipotezon një datë të saktë për fundin e botës: të premten, 13 nëntor 2026. U llogarit nga fizikani austriak Heinz von Foerster.
Sipas AKSK, qëllimi i këtij sulmi phishing është vjedhja e të dhënave personale, kredencialeve të aksesit dhe informacioneve të tjera sensitive të përdoruesve.
Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.
Policia bën me dije se drejtuesi i një gomoneje është ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve që bënin plazh në zonë.
Kreu i PD Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin e integrimit dhe konferencën e parë ndërqeveritare me BE.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar një ditë pas rikonfirmimit të tij si kryetar i selisë blu, duke i quajtur votat për të një triumf të dinjitetit të demokratëve.
Policia e Lushnjes bën të ditur se është arrestuar 48-vjeçari i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i zjarrvënies në tregun e fruta-perimeve në Lushnje. Mësohet se më pas ai ka vjedhur edhe një biçikletë për tu larguar, e për të lëvizur në qytet dy ditë pas ngjarjes së ndodhur.
Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për opozitën, duke i cilësuar si molotovarë që donin të digjnin Shqipërinë, ka reagua kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrethimin e një kantieri ndërtimi. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamëz.
Nga Tokio ku ndodhet për vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama e quajti një gur tjetër konferencën ndërqeveritare Shqipëri- Bashkimi Europian më 26 maj, duke akuzuar opozitën se u lëshua rrugëve për të djegur Shqipërinë.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar i cili plagosi shokun e tij aksidentalisht, teksa i tregonte armën. Ndërkohë në pranga janë vënë dhe dy shokë të tyre
Komente (0)