Nisin ndëshkimet për shkeljet me mjete lundruese, 5 mln lekë gjobë drejtuesit të gomones në Dhërmi

Policia bën me dije se drejtuesi i një gomoneje është ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve që bënin plazh në zonë.

24.05.2026. 17:18

Nisin ndëshkimet për shkeljet me mjete lundruese, 5 mln lekë gjobë drejtuesit të gomones në Dhërmi

Nisja e sezonit veror ka sjellë edhe gjobën e parë për drejtimin e papërgjegjshëm të mjeteve lundruese në bregdetin e jugut të vendit. Policia bën me dije se drejtuesi i një gomoneje është ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve që bënin plazh në zonë.

“Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues gomone kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Dhërmiut, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues gomone me drejtues shtetasin F. D. Në përfundim të procedurave administrative, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative 500.000 lekë të rinj”, informon policia.

Uniformat Blu po ashtu kanë bllokuar mjetin lundrues, ndërsa në njoftimin për mediat bëjnë apel që të respektohen me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetri i sigurisë për pushuesit që bëjnë plazh në zonat e përcaktuara.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)