Berisha u rizgjodh kryetar i PD-së: Votat e 40 mijë demokratëve ishin triumf

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar një ditë pas rikonfirmimit të tij si kryetar i selisë blu, duke i quajtur votat për të një triumf të dinjitetit të demokratëve.

24.05.2026. 14:41

Berisha u rizgjodh kryetar i PD-së: Votat e 40 mijë demokratëve ishin triumf

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar një ditë pas rikonfirmimit të tij si kryetar i selisë blu, duke i quajtur votat për të një triumf të dinjitetit të demokratëve.

"Demokratët dje mposhtën narko-mafian më të rrezikshme në Europë
Vota e tyre ishte gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska. Miq, zgjedhja e kryetarëve të partive padyshim është një lajm dhe një ngjarje e rëndësishme, sipas peshës që ato kanë në jetën e vendit. Procedurat e zgjedhjes së kryetarëve variojnë: disa zgjidhen me aklamacion, domethënë me duartrokitjen e delegatëve të kuvendit të pranishëm në sallë, kur paraqitet për miratim emri i kryetarit të partisë. Të tjerë e zgjedhin atë në kuvendin e partisë me votim të fshehtë, me një apo disa kandidatura, dhe këta janë shumica. Ndërsa të tjerë (dhe këta janë pakica) kryetarin e partisë e zgjedhin bazuar në demokracinë direkte, domethënë me votën e të gjithë anëtarësisë – pra, "një anëtar, një votë" – dhe me një apo disa kandidatura. Kjo formë e fundit referendare ende është në pakicë në Europë dhe në botë. Por demokracia direkte apo referendare konsiderohet procedura më demokratike, ndaj dhe është në rritje. Kjo është e vërtetë kudo në botë, por jo në diktatura. Në diktaturat totalitare apo autoritare kryetari është Zeusi, e për Zeusin nuk votohet; dhe kjo ndodh edhe në Shqipëri me partinë-krim", shkruan Berisha.

Në postimin e tij në rrjetet sociale Berisha ka folur dhe për maxhorancën.

"Sipas këtyre mafiozëve, kollajxhinjve e mjeranëve të së keqes banale – që në funksion të saj korruptojnë edhe gjuhën – shkaterrojne raportin e fjales me kuptimin e saj, demokracia direkte dhe zgjedhja me "një anëtar, një votë" e kryetarit të partisë na qenka antidemokratike dhe problemi madhor i qytetarëve. Për këta të pafytyrë, vota referendare e të gjithë anëtarësisë për kryetarin e partisë opozitare është "privatizim i partisë nga kryetari" apo në rastin konkret "Berisha zgjedh Berishën".  Ja pse për Edi Ramën dhe të gjithë këtë hordhi puthadorësh e mafiozësh që gromësijnë dhe zhgërrehen në luksin dhe paratë që u vjedhin shqiptarëve, vota e rreth 40 mijë demokratëve dje ishte një tmerr dhe ferr i vërtetë; ishte dështim dhe turpërim publik (por ata turp nuk kanë) i tyre. Kurse për shqiptarët, ajo ishte vota e triumfit të dinjitetit të tyre mbi mafian më të rrezikshme të Europës", shkruan Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)