Berisha reagon për IBAR: Rama, breshëri akuzash ndaj opozitës

Kreu i PD Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin e integrimit dhe konferencën e parë ndërqeveritare me BE.

24.05.2026. 15:42

Berisha reagon për IBAR: Rama, breshëri akuzash ndaj opozitës

Kreu i PD Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin e integrimit dhe konferencën e parë ndërqeveritare me BE.

Në dekaratën e tij berisha tha se Rama bëri breshëri akuzash ndaj opozitës, por sipas tij përfaqësuesit e 27 vendeve të BE panë realitetin në Shqipëri.

DEKLARATA E BERISHËS 
Sot në monologun e mashtrimeve të dielës, Edi Rama pasi shkurtimisht u ndal në udhëtimin e tij pa fryt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë qindra mijëra euro me aeroplan të posaçëm, trajtoi gjerësisht problemin e IBAR-it me një breshëri akuzash kundër opozitës. 
Së pari, dua të siguroj qytetarët shqiptarë se në atë raport të miratuar me datën 21 maj, opozita nuk ka shkruajtur asnjë fjalë. 
Por nga ana tjetër, dua të theksoj se ai raport është pothuaj pikë për pikë, ka trajtuar dhe ka vendosur si kushte për Shqipërinë të gjitha problemet madhore që opozita ka ngritur dhe vazhdon të ngrejë para jush. 
Është mashtrim dy metra i gjatë se ne protestat i bëmë për IBAR-in. 
Ne protestat i filluam në dhjetor kur Edi Rama mori në mbrojtje, për të mbrojtur veten e tij, Luli Ballukun në një akt të paprecedent. 
Rikthehemi tek IBAR-i. 
Jam edhe një herë shumë mirënjohës vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilat ç'është e vërteta rishkruan ose amenduan atë raport me të gjitha problemet madhore që përballet sot Shqipëria, duke paraqitur në këtë mënyrë realitetin shqiptar jo ashtu siç e mashtron, siç e trillon Edi Rama dhe siç e paraqesin lobistët e korruptuar të tij, por ashtu siç është në të vërtetë. 
Dhe unë ju informoj ju se, COELA, grupi i punës që miratoi Ibarin, erdhi në Shqipëri me 27 përfaqësues të 27 vendeve anëtare, i konstatoi gjërat në vend. 
U bind se këtu zgjedhjet janë një farsë e vërtetë, u bind se drejtësia është në një presion dhe kontroll të madh dhe se Edi Rama mbron korrupsionin dhe nuk lejon drejtësinë të ndëshkojë në kundërshtim me kushtetutën. 
U bind se parlamenti nuk ka rolin që duhet të ketë në procesin e integrimit. 
U bind se ekonomia është ekonomi klienteliste dhe jo ekonomi e lirë tregu siç ishte paraqitur nga Edi Rama. 
Pra, mund të them se pas këtij raporti, realiteti shqiptar në Bruksel është krejt tjetër nga ai që mashtron Edi Rama dhe kjo është një arritje e madhe për çdo shqiptar. 
Sigurisht, edhe për opozitën shqiptare, mbasi qëndrimet e saj përputhen plotësisht me qëndrimet e institucioneve më serioze të Bashkimit Europian. 
Ne qëndrojmë për çdo vendim, qëndrojmë për çdo përpjekje që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian, por theksojmë se aktualisht ajo përveç kriterit gjeopolitik nuk plotëson asnjë kriter tjetër. 
Theksojmë se ky proces, në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)