Aksident horror me motor për ish-futbollistin e AEK-ut, në gjendje të rëndë

Sipas mediave greke 34-vjeçari ka pësuar lëndime shumë të rënda në kokë dhe gjendja e tij konsiderohet kritike nga mjekët e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar të Janinës.

24.05.2026. 17:34

Aksident horror me motor për ish-futbollistin e AEK-ut, në gjendje të rëndë

Ish-futbollisti i kluit legjendar grek AEK, Marios Economou ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi u bë protagonist i një aksidenti të rëndë në qytetin e Janinës. Sipas mediave greke 34-vjeçari ka pësuar lëndime shumë të rënda në kokë dhe gjendja e tij konsiderohet kritike nga mjekët e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar të Janinës.

Sipas mediave lokale, një motoçikletë është përplasur në rrethana ende të paspecifikuara me një makinë pasagjerësh, duke rezultuar në lëndime të rënda të drejtuesit të motoçikletës, Marios Economou.

Policia raporton nga ana e saj, se është njoftuar rreth orës 12:45 për një aksident rrugor jashtë Spitalit Hatzikostas në Janinë. Motoçikleta e drejtuar nga 34-vjeçari Economou është përplasur me një makinë të drejtuar nga një burrë 63-vjeçar.

AEK ndërkohë deklaroi se klubi po i qëndron pranë ish-lojtarit dhe familjes së tij.

Banorët dhe shoferët që kalojnë aty flasin për një rrugë veçanërisht të rrezikshme, ku, siç pohojnë ata, kanë ndodhur incidente të rënda trafiku në të kaluarën, duke kërkuar ndërhyrje për të rritur sigurinë rrugore në zonë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)