Premier League mbyll sezonin me dramë, Tottenham mbijeton, Chelsea jashtë Europës
Në garën për mbijetesë, Tottenham arriti të shmangë katastrofën. Londinezët fituan minimalisht 1-0 ndaj Evertonit dhe siguruan qëndrimin në elitë. Nga ana tjetër, West Ham, Burnley dhe Wolves nuk ia dolën të mbijetojnë dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Championship.
Premier League uli siparin me një javë spektakolare, ku emocionet nuk munguan deri në sekondat e fundit. Lufta për Europën dhe mbijetesën prodhoi surpriza të mëdha, ndërsa disa prej skuadrave më të mëdha të Anglisë mbetën me zhgënjim në fund të kampionatit.
Chelsea ishte humbësi më i madh i javës finale. Blutë e Londrës u mposhtën 2-1 në transfertë nga Sunderland dhe e mbyllën kampionatin vetëm në vendin e 10-të, duke mbetur jashtë çdo kompeticioni europian për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, Sunderland i Granit Xhakës siguroi vendin e shtatë dhe një biletë për në Europa League.
Në të njëjtin kompeticion do të marrë pjesë edhe Bournemouth, që barazoi 1-1 ndaj Nottingham Forest në javën e fundit.
Në garën për mbijetesë, Tottenham arriti të shmangë katastrofën. Londinezët fituan minimalisht 1-0 ndaj Evertonit dhe siguruan qëndrimin në elitë. Nga ana tjetër, West Ham, Burnley dhe Wolves nuk ia dolën të mbijetojnë dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Championship.
Arsenali, që kishte siguruar më herët titullin kampion, e mbylli sezonin me fitore 1-2 në transfertë ndaj Crystal Palace, ndërsa Manchester City, në ndeshjen e fundit të Pep Guardiolës dhe Bernardo Silvës me klubin, u mund 1-2 në shtëpi nga Aston Villa.
Foto: AP/Alastair Grant
Manchester United triumfoi bindshëm 0-3 kundër Brighton, ndërsa Liverpool siguroi pjesëmarrjen në Champions League pas barazimit 1-1 ndaj Brentford.
Përveç Arsenalit kampion, në Champions League sezonin e ardhshëm do të luajnë edhe Manchester City, Manchester United, Aston Villa dhe Liverpool. Brighton, pavarësisht humbjes 0-3 ndaj United, arriti të sigurojë një vend në Conference League.
Në ndeshjet e tjera të javës së fundit, Fulham mposhti 2-0 Newcastle, ndërsa Burnley dhe Wolves ndanë pikët pas barazimit 1-1.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrethimin e një kantieri ndërtimi. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamëz.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për opozitën, duke i cilësuar si molotovarë që donin të digjnin Shqipërinë, ka reagua kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Një studim i famshëm i vitit 1960, i botuar fillimisht në revistën Science, ka gjeneruar diskutime ditët e fundit. Ai hipotezon një datë të saktë për fundin e botës: të premten, 13 nëntor 2026. U llogarit nga fizikani austriak Heinz von Foerster.
Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.
Sipas mediave greke 34-vjeçari ka pësuar lëndime shumë të rënda në kokë dhe gjendja e tij konsiderohet kritike nga mjekët e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar të Janinës.
Futbollisti i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Lazio pas pesë vitesh me fanellën e kaltër. Roma do të jetë pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe uroj që Lazio të kthehet atje ku e meriton të jetë, është shprehur futbollisti në postimin e tij.
Me këtë barazim, Interi mbyll sezonin pa humbje në 12 ndeshjet e fundit dhe konfirmon formën e fortë si kampion i Italisë, ndërsa Bologna mbetet jashtë zonës europiane.
Lajmi është konfirmuar edhe nga agjenti i Guardiolës, Josep Maria Orobitg, i cili bëri të ditur se mes palëve ka pasur bisedime paraprake, por pa ndonjë marrëveshje konkrete apo ofertë zyrtare.
Kombëtarja e Kongos ndodhet aktualisht në Belgjikë, ku po zhvillon grumbullimin dhe ndeshjet përgatitore para Botërorit. Sipas autoriteteve amerikane, ekipi duhet të qëndrojë në një “flluskë sigurie” të kontrolluar, pa kontakte të jashtme.
Komente (0)