Elbasani nuk heq dorë nga titulli, “shkatërron” Dinamon me tre gola
Elbasani ngjitet në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Egnatia, dhe gjithçka do të vendoset në javën e fundit. Verdheblutë duhet të fitojnë ndaj Vllaznisë dhe njëkohësisht të shpresojnë që Egnatia të ndalet nga Dinamo.
Elbasani rikthehet fuqishëm në garën për titullin kampion pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Dinamos në “Arenën Kombëtare”. Verdheblutë shfrytëzuan në maksimum avantazhin numerik dhe dominuan sfidën, duke marrë tre pikë jetike që i mbajnë në lojë deri në javën e fundit të “Final 4”.
Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe mori një ndihmë të madhe në minutën e 23-të, kur Goudiaby u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it. Me një lojtar më shumë në fushë, Elbasani rriti presionin dhe goditi shpejt.
Protagonist absolut ishte Tsague, i cili realizoi dy gola të njëpasnjëshëm në minutat 25’ dhe 27’, duke i dhënë kontroll total verdhebluve. Pak para pushimit, në minutën e 38-të, Diallo vulosi fatin e takimit me golin e tretë, duke i dhënë goditjen finale Dinamos.
Foto: LSA
Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra ndjeshëm, me Elbasanin që administroi rezultatin dhe Dinamon që nuk arriti të reagojë. Blutë, të penalizuar edhe nga mungesat e shumta dhe një formacion i improvizuar në mbrojtje e mesfushë, mbetën jashtë garës për titullin.
Pas kësaj fitoreje, Elbasani ngjitet në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Egnatia, dhe gjithçka do të vendoset në javën e fundit. Verdheblutë duhet të fitojnë ndaj Vllaznisë dhe njëkohësisht të shpresojnë që Egnatia të ndalet nga Dinamo, për të realizuar mrekullinë dhe për t’u shpallur kampionë të Shqipërisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrethimin e një kantieri ndërtimi. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamëz.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për opozitën, duke i cilësuar si molotovarë që donin të digjnin Shqipërinë, ka reagua kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Një studim i famshëm i vitit 1960, i botuar fillimisht në revistën Science, ka gjeneruar diskutime ditët e fundit. Ai hipotezon një datë të saktë për fundin e botës: të premten, 13 nëntor 2026. U llogarit nga fizikani austriak Heinz von Foerster.
Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.
45-vjeçari u lëndua në trazirat që shpërthyen këtë pasdite midis tifozëve të Juventusit dhe Torinos përpara derbit që mbyll sezonin e Seria A dhe u transferua fillimisht në Spitalin Mauriziano, pastaj në Qendrën e Traumës Ortopedike.
Në garën për mbijetesë, Tottenham arriti të shmangë katastrofën. Londinezët fituan minimalisht 1-0 ndaj Evertonit dhe siguruan qëndrimin në elitë. Nga ana tjetër, West Ham, Burnley dhe Wolves nuk ia dolën të mbijetojnë dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Championship.
Sipas mediave greke 34-vjeçari ka pësuar lëndime shumë të rënda në kokë dhe gjendja e tij konsiderohet kritike nga mjekët e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar të Janinës.
Futbollisti i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Lazio pas pesë vitesh me fanellën e kaltër. Roma do të jetë pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe uroj që Lazio të kthehet atje ku e meriton të jetë, është shprehur futbollisti në postimin e tij.
Me këtë barazim, Interi mbyll sezonin pa humbje në 12 ndeshjet e fundit dhe konfirmon formën e fortë si kampion i Italisë, ndërsa Bologna mbetet jashtë zonës europiane.
Komente (0)