Një numër i madh ultrasish të Juventusit braktisën Stadio Olimpico-Grande pak minuta para fillimit të derbit të qytetit kundër Torinos, duke kërkuar të mos luanin, pasi një tifoz i bardhezinjve u dërgua në urgjencë në gjendje kritike për shkak të një dëmtimi në kokë.
45-vjeçari u lëndua në trazirat që shpërthyen këtë pasdite midis tifozëve të Juventusit dhe Torinos përpara derbit që mbyll sezonin e Seria A dhe u transferua fillimisht në Spitalin Mauriziano, pastaj në Qendrën e Traumës Ortopedike.
Tifozi i Juventusit u trajtua nga shërbimet e urgjencës dhe nuk besohet të jetë në gjendje kërcënuese për jetën, por derbi u shty me një orë dhe nisi në 21:45.
Tifozët e Juventusit, të cilët që atëherë ishin kthyer në tribunat e tyre mysafire e braktisën stadiumin, ndërsa më herët i kishin kërkuar zyrtarëve dhe lojtarëve të Juventusit, të cilët, gjatë nxehmjes ju afruan, që të mos e luanin sfidën e sotme.
Para se të largoheshin ata folën drejtpërdrejt me kapitenin Locatelli, të shoqëruar nga trupa sigurie.
Kujtojmë se përleshjet pasuan një natë tensioni, gjatë së cilës grupe tifozësh kërkuan njëri-tjetrin në të gjithë qytetin, por nuk bënë kurrë kontakt. Këtë pasdite, disa grupe të Juventusit u përpoqën të arrinin te mbështetësit e Torinos pranë stadiumit, ndërsa policia ndërhyri me pajisje speciale dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e organizuar.
Në përgjigje, ultrasit hodhën shishe qelqi, flakadanë dhe gurë drejt oficerëve, ndërsa më pas grupet u shpërndanë. Të paktën një mbështetës i Juventusit thuhet se u arrestua dhe të tjerë u plagosën.
Ndeshja e mbrëmjes së sotme është me rëndësi për të dyja ekipet dhe mund të jetë vendimtare për kualifikimin e bardhezinjeve në Ligën e Kampionëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)