Merr fund armëpushimi, Rusia bombardon sërish Kievin

Rusia ka bombarduar mbrëmjen e kaluar Kievin duke i dhënë fund armëpushimit të premtuar ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

Burimi: Tgcom

03.02.2026. 07:12

Merr fund armëpushimi, Rusia bombardon sërish Kievin

Duket se ka marrë fund armëpushimi disa ditor që Rusia i kishte premtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mos sulmuar Ukrainën.

Sipas agjencisë ukrainase të lajmeve RBC, raketa dhe dronë rusë kanë goditur mbrëmjen e kaluar disa zona të vendit.

Një seri shpërthimesh të fuqishme tronditën Kievin. Kryeqyteti fillimisht u godit nga disa grupe dronësh. Kjo u pasua më vonë nga raketa balistike nga rajoni i Bryansk .

Sipas kryetarit të bashkisë Vitali Klitschko , thirrje për ndihmë mjekësore u raportuan në distriktet Dniprovskyi dhe Desnianskyi .

Në të njëjtën kohë, administrata ushtarake e qytetit të Kievit raportoi dëme të mundshme në disa ndërtesa banimi shumëkatëshe dhe një institucion arsimor në distriktin Dniprovskyi.

Sipas agjencisë së lajmeve Ukrinform , sulmet ruse në Kiev mbrëmë dëmtuan disa ndërtesa shumëkatëshe, duke rezultuar në dy të plagosur .

Presidenti Trump i kërkoi Rusisë që të ndalte sulmet për disa ditë, pasi Ukraina ishte goditur nga një valë i ftohti me temperatura që arrinin në -20 gradë Celsius.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)