Futbollisti i njohur do bëhet baba, pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

Arblaster ka deklaruar se është i dashuruar marrëzisht me vajzën e trajnerit të tij, Chris Wilder. Çifti i ri u takuan në fushë rreth një vit më parë dhe pa shumë vonesë, vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre.

17.04.2026. 13:29

Futbollisti i njohur do bëhet baba, pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

Tifozët e Sheffield United kanë ndjekur një histori të veçantë dashurie prej rreth një viti, me futbollistin e ekipit të tyre, Oliver Arblaster që është në një lidhje me Martha Elizabeth Wilder, vajzën e trajnerit të ekipit.

Arblaster ka deklaruar se është i dashuruar marrëzisht me vajzën e trajnerit të tij, Chris Wilder. Çifti i ri u takuan në fushë rreth një vit më parë dhe pa shumë vonesë, vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre.

Foto: Instagram

Sot, me një njoftim në rrjetet sociale dhe një foto shumë të veçantë, ata njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Siç pritej, brenda një kohe të shkurtër, llogaritë e tyre personale në rrjetet sociale u mbushën me mijëra komente dhe urime, përfshirë disa nga shokët e ekipit të Arblaster.

Megjithatë, reagimi që ra më shumë në sy erdhi nga nëna e Arblaster, e cila zbuloi edhe gjininë e foshnjës, duke shkruar: "Ai do të jetë djali im më i dashur dhe më i bukur... Mezi pres të jem gjyshja e tij".

Foto: Instagram

Por ajo që askush nuk e di është reagimi i Chris Wilder kur dëgjoi lajmin se do të bëhet gjysh. Në fakt, ka mjaft që kanë shprehur habinë e tyre se si do të ruhet ekuilibri në aspektin profesional midis trajnerit 59-vjeçar të Sheffield United dhe dhëndrit të tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)