Atletico e PSG në gjysmëfinale të Championsit, eliminohet Barcelona e Liverpool

Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e UEFA Champions League, duke eliminuar dy gjigantë të futbollit europian, Barcelonën dhe Liverpoolin.

14.04.2026. 23:05

Atletico e PSG në gjysmëfinale të Championsit, eliminohet Barcelona e Liverpool

Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e UEFA Champions League, duke eliminuar dy gjigantë të futbollit europian, Barcelonën dhe Liverpoolin.

Në “Riyadh Air Metropolitano”, Atlético Madrid arriti të kalojë më tej pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit. Skuadra spanjolle përfitoi nga rezultati i ndeshjes së parë dhe menaxhoi avantazhin për të siguruar kualifikimin. Barcelona e nisi ndeshjen me dominim dhe shënoi përmes Lamine Yamal, ndërsa Ferran Torres barazoi shifrat në totalin e dy takimeve. Megjithatë, një gol i Ademola Lookman riktheu avantazhin për madrilenët, të cilët rezistuan deri në fund pavarësisht presionit të vazhdueshëm të katalanasve dhe kartonit të kuq për Eric García.

Ndërkohë në “Anfield”, Paris Saint-Germain mposhti 2-0 Liverpoolin, duke konfirmuar suksesin edhe pas fitores në ndeshjen e parë. Protagonist i mbrëmjes ishte Ousmane Dembélé, i cili realizoi dy gola vendimtarë për francezët. Liverpool provoi të reagojë me disa raste të mira, por nuk arriti të përmbysë rezultatin.

Me këtë fitore, PSG bëhet skuadra e parë franceze që arrin tri herë radhazi në gjysmëfinalet e Champions League, ndërsa për Liverpool sezoni rrezikon të mbyllet pa trofe.

Nga ana tjetër, eliminimi i Barcelonës thellon krizën në kompeticionet europiane, pasi katalanasit kanë humbur shumicën e përballjeve në çerekfinale vitet e fundit dhe tashmë do të fokusohen vetëm te titulli në La Liga.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)