Bylisi dhe Dinamo kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 këtë të hënë. Bylisi e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 9-të, kur Kamara shfrytëzoi një rivënie anësore të Përndrecës dhe dërgoi topin në rrjetë. Vendasit administruan mirë lojën në pjesën e parë, duke ruajtur epërsinë deri në pushim, ndërsa Dinamo kërkoi pa sukses golin e barazimit.
Në pjesën e dytë ritmi u rrit dhe loja u bë më e ashpër. Në minutën e 54-t, Bylisi mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Përndrecës, ndërsa pak minuta më vonë edhe Dinamo mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit të Gudiabit me karton të dytë të verdhë.
Kur dukej se vendasit do ta mbanin avantazhin, Dinamo gjeti golin e barazimit në minutën e 82-të. Mbrojtësi Teikseira u shndërrua në sulmues, duke finalizuar pas një asistimi të Malomos dhe duke rikthyer baraspeshën në rezultat.
Ndeshja u mbyll në shifrat 1-1, një rezultat që lë Bylisin ende në luftë për mbijetesë, ndërsa Dinamo humbet terren në garën për zonën “Final Four”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)