Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e klubit spanjoll Majorka duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në La Liga për këtë skuadër.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Klubi spanjoll e konfirmoi arritjen historike të sulmuesit kosovar përmes një njoftimi, duke e cilësuar atë si golashënuesin më të mirë të ekipit në elitën e futbollit spanjoll.
Forma e shkëlqyer e Muriqit nuk ndalet këtu. Ai është futur fuqishëm edhe në garën për “Këpucën e Artë” në La Liga, duke numëruar tashmë 21 gola këtë sezon. Sulmuesi është vetëm dy gola larg liderit aktual, Kylian Mbappé të Real Madrid, ndërsa kanë mbetur edhe shtatë javë deri në përfundim të kampionatit.
Nëse Mallorca arrin ta ruajë epërsinë 2-0 ndaj Rayo Vallecanos, skuadra do të ngjitet në vendin e 15-të në tabelë me 34 pikë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës në elitë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)