Italia nuk humb kohë, “azzurrët” emërojnë trajnerin e ri pas turpërimit botëror

Silvio Baldini do të qëndrojë përkohësisht në krye të stolit të përfaqësueses, për dy miqësoret e muajit qershor.

10.04.2026. 17:24

Italia nuk humb kohë, “azzurrët” emërojnë trajnerin e ri pas turpërimit botëror

Federata Italiane e Futbollit zyrtarizoi emërimin e Silvio Baldinit si trajner të përkohshëm të Kombëtares. Ai do ta drejtojë ekipin në dy ndeshjet e ardhshme, teksa zgjedhja e trajnerit të ri pritet të bëhet në një periudhë të mëvonshme.

Vendimi erdhi në një periudhë tranzicioni për “azzurrët”, që do të rikthehen në fushë në fillim të qershorit, pas dështimit në Botërorin 2026 dhe dorëheqjes së Gattuso-s. Italia do të luajë më 3 qershor në orën 20:45 ndaj Luksemburgut në “Stade de Luxembourg”, ndërsa më 7 qershor do të përballet me Greqinë në “Pankritio Stadium” të Kretës.

Në këto dy takime miqësore, kombëtarja do të drejtohet nga Baldini, aktualisht trajner i ekipit U-21, i cili do të asistohet nga stafi i tij teknik. Sipas statistikave të publikuara, Italia ka një bilanc pozitiv ndaj dy kundërshtarëve.

“Azzurrët” kanë fituar 8 nga 9 ndeshjet ndaj Luksemburgut, ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim 1-1 në vitin 2014. Ndaj Greqisë, Italia numëron 7 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje në 11 përballje, me ndeshjen e fundit mes tyre që daton në vitin 2019, kur italianët fituan 2-0 në Romë.

Ndërkohë, në horizont është edhe Nations League, ku Italia do të nisë rrugëtimin në muajin shtator. E vendosur në një grup të vështirë me Francën, Belgjikën dhe Turqinë, kombëtarja italiane do të zhvillojë një seri ndeshjesh brenda një kohe të shkurtër, duke nisur me Belgjikën më 25 shtator dhe duke vijuar me sfida të tjera deri në muajin nëntor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)