Milani gjen “Fabregasin” e tij? Emri surprizë për stolin kuqezi vjen nga... Arabia Saudite

Revolucioni i madh te Milani vazhdon pas sezonit zhgënjyes që la ekipin jashtë Ligës së Kampionëve.

Burimi: Sportmediaset

29.05.2026. 14:20

Milani gjen “Fabregasin” e tij? Emri surprizë për stolin kuqezi vjen nga... Arabia Saudite

Revolucioni i madh te Milani vazhdon pas sezonit zhgënjyes që la ekipin jashtë Ligës së Kampionëve. Ndërsa drejtuesit e rinj po punojnë për rindërtimin e klubit, në horizont kanë dalë emra të rinj për pankinën kuqezi, mes tyre edhe trajneri gjerman Matthias Jaissle.

Sipas mediave italiane, Milani po shqyrton disa alternativa për drejtimin e skuadrës pas largimit të Massimiliano Allegrit. Një nga emrat që ka fituar terren së fundmi është 38-vjeçari Matthias Jaissle, aktualisht trajner i Al Ahli në Arabinë Saudite.

Jaissle konsiderohet një nga trajnerët më premtues të brezit të ri dhe ka fituar dy edicione radhazi të Ligës së Kampionëve të Azisë. Ai shihet si një profil i ngjashëm me atë të Cesc Fàbregas, një trajner i ri me ide moderne dhe futboll ofensiv.

Emri i tij lidhet ngushtë me Ralf Rangnick, i cili mbetet kandidat për një rol drejtues në strukturën sportive të Milanit. Nëse trajneri aktual i Austrisë do të merrte një post drejtues në klub, Jaissle konsiderohet një nga favoritët kryesorë për stolin kuqezi.

Megjithatë, ai nuk është kandidati i vetëm. Në listën e Milanit vazhdon të jetë edhe Mauricio Pochettino, i cili aktualisht drejton kombëtaren e Shteteve të Bashkuara. Vetë argjentinasi nuk e ka mohuar mundësinë e kontakteve me klubin italian, duke deklaruar se përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë opsionet për të ardhmen.

Mes alternativave të tjera përmenden edhe Oliver Glasner, i cili u largua nga Crystal Palace pas triumfit në Conference League, si dhe Xavi Hernández dhe Thiago Motta.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)