Bëhet zyrtare, Tetova trajneri i ri i Teutës

Një kapitull i ri nis te Teuta, me klubin durrsak që i ka besuar pankinën një emri të njohur të futbollit shqiptar. Edlir Tetova është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i skuadrës, duke rikthyer entuziazmin te tifozët dhe ambiciet për një sezon të suksesshëm.

29.05.2026. 11:31

Klubi konfirmoi emërimin e Tetovës përmes një njoftimi zyrtar, ku theksoi se bëhet fjalë për një rikthim të veçantë në vendin ku ai hodhi hapat e parë në futboll. Teuta i uroi trajnerit të ri suksese në drejtimin e ekipit dhe realizimin e objektivave të vendosura.

Në videon e prezantimit, Tetova përcolli një mesazh të shkurtër, por domethënës: “U riktheva aty ku hodha hapat e parë për futbollin. Bashkë për gjithçka”.

Trajneri vjen pas një periudhe të suksesshme te Egnatia, ku arriti të fitojë trofe dhe të shkruajë historinë e klubit. Tashmë sfida e tij e re është rikthimi i Teutës në majat e futbollit shqiptar, me synimin e qartë për të luftuar për titullin kampion.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)