Incidenti ndodhi në aeroportin Antonio Nariño, i cili konsiderohet veçanërisht i vështirë për pilotët për shkak të vendndodhjes së tij në Ande dhe ndryshimeve të shpeshta të motit.
Pasagjerët në një fluturim të kompanisë ‘Avianca’ në Kolumbi pësuan një gjendje paniku pasi avioni u detyrua të bënte dy ulje të dështuara në aeroportin malor Antonio Nariño, i cili konsiderohet një sfidë për pilotët për shkak të kushteve të vështira të motit dhe gjeomorfologjisë së zonës.
Videot që bënë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë skena paniku brenda kabinës së avionit Airbus A320, me pasagjerë që qajnë, luten dhe ngjiten pas vendeve të tyre nga frika, ndërsa disa thuhet se kanë vuajtur nga sulme paniku, të përziera dhe kriza të të fikëtit.
Avioni po përpiqej të ulej në qytetin e largët të Andeve, i cili ndodhet në një lartësi prej gati 1828 metër, kur u përball me kushte veçanërisht të vështira moti. Erërat e forta, mjegulla e dendur dhe dukshmëria e kufizuar i detyruan pilotët të ndërpresin zbritjen dy herë për arsye sigurie.
Sipas Jam Press, ekuipazhi i nxiti pasagjerët të "merrnin frymë thellë" ndërsa aeroplani hasi turbulenca të forta gjatë afrimit me pistën. Pas përpjekjes së dytë të dështuar për ulje, kapiteni vendosi të kthehej në Bogota, duke ndjekur protokollet e përcaktuara të sigurisë së aviacionit.
Disa orë më vonë, dhe pasi kushtet e motit u përmirësuan, avioni u nis përsëri dhe u ul shëndoshë e mirë në Pasto rreth orës 14:37 sipas orës lokale. Aeroporti Antonio Nariño konsiderohet si një nga më të vështirët për aterim në Kolumbi, pasi ndodhet midis maleve të Andeve dhe kushtet e motit ndryshojnë me shpejtësi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)