Axios: Trump kërkon disa ditë kohë për të vendosur mbi marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit

Gazetari i njohur, Barak Ravid deklaroi në platformën “X” se Uashingtoni dhe Teherani kanë gjetur një dakordësi, por mungon ende “drita jeshile” nga Trump për finalizimin e saj.

28.05.2026. 17:09

Axios: Trump kërkon disa ditë kohë për të vendosur mbi marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit

Shtetet e Bashkuara dhe Irani raportohet se kanë arritur një marrëveshje paraprake, por miratimi përfundimtar varet ende nga presidenti amerikan, Donald Trump. Sipas medias amerikane “Axios”, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka kërkuar disa ditë kohë për të shqyrtuar marrëveshjen dhe për të dhënë qëndrimin e tij përfundimtar.

Lajmi është publikuar duke iu referuar burimeve të afërta me negociatat. Ndërkohë, gazetari i njohur i “Axios”, Barak Ravid deklaroi në platformën “X” se Uashingtoni dhe Teherani kanë gjetur një dakordësi, por mungon ende “drita jeshile” nga Trump për finalizimin e saj.

Detajet konkrete të marrëveshjes nuk janë bërë ende publike. Burime diplomatike po ndjekin nga afër situatën, pasi çdo vendim i mundshëm mund të ndikojë ndjeshëm në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit, si edhe në ekuilibrat gjeopolitikë të rajonit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)