Panik para funeralit të gruas së Luciano Moggit, një burrë plagos tre persona

Pak momente më vonë, i njëjti person ka goditur edhe komandantin e stacionit lokal të karabinierëve dhe një qytetar tjetër që ndërhynë për ta ndaluar.

Burimi: Sportmediaset

28.05.2026. 16:02

Panik para funeralit të gruas së Luciano Moggit, një burrë plagos tre persona

Një incident i rëndë është shënuar në Monticiano, në provincën e Sienës në Itali, pak para funeralit të Giovanna Regolit, bashkëshortes së ish-drejtuesit të futbollit italian Luciano Moggi.

Sipas mediave italiane, një shtetas i huaj ka humbur kontrollin dhe ka sulmuar priftin Don Paolo Casagrande, i cili do të drejtonte ceremoninë pas funeralit.

Pak momente më vonë, i njëjti person ka goditur edhe komandantin e stacionit lokal të karabinierëve dhe një qytetar tjetër që ndërhynë për ta ndaluar.

Autori fillimisht arriti të largohej mes turmës së njerëzve të pranishëm, por më pas u lokalizua nga karabinierët dhe u shoqërua në komisariat.

Tre personat e plagosur morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u dërguan në spitalin “Santa Maria alle Scotte” në Siena për trajtim mjekësor.

Për shkak të incidentit, ceremonia mortore u drejtua nga një tjetër prift, Don Virgil Farcas Gherghina.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe kryetari i bashkisë së Monticianos, Alessio Serragli, i cili e cilësoi episodin si tronditës për komunitetin lokal.

“Në një komunitet të vogël si yni, ngjarje të tilla na prekin të gjithëve. Shprehim mbështetjen tonë për personat e sulmuar. Mund të kishte ndodhur diçka edhe më e rëndë”, deklaroi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)