Tensioni po rritet në kampin e Brazilit pas lajmeve shqetësuese për gjendjen fizike të Neymar. Sipas raportimeve të “ge.globo”, sulmuesi brazilian është shfaqur i dëshpëruar pas ekzaminimeve të fundit mjekësore, duke shtuar frikën se Santos mund të ketë fshehur shkallën reale të dëmtimit të tij.
Sulmuesi ka një dëmtim në pulpë, që mendohet se do ta lejë dy deri në tre javë jashtë fushave. Ai rrezikon seriozisht edhe ndeshjen debutuese të “seleçaos” në Botërorin 2026. Ghjithashtu, Neymar është zyrtarisht jashtë ndeshjeve miqësore të ardhshme kundër Panamasë dhe Egjiptit, ndërsa situata duket më serioze nga sa ishte menduar fillimisht.
Gazetari João Lidington raportoi se lojtari duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi të dytë mjekësor, çka ka vënë seriozisht në dyshim pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës. Sipas rregulloreve të FIFA-s, ekipet përfaqësuese mund të bëjnë zëvendësime për shkak dëmtimesh nga lista paraprake deri 24 orë para ndeshjes hapëse të turneut. Afati zyrtar për dorëzimin e listës përfundimtare është 2 qershori.
Trajneri Ancelotti vendosi ti rezervojë një vend yllit të Brazilit, pavarësisht se gjatë këtij sezoni ai ka qëndruar 122 ditë jashtë fushave për shkak dëmtimi. Tekniku e grumbulloi sulmuesin në ekip mes entuziazmit të tifozëve, teksa vendosi të lejë jashtë skuadrës yllin 24-vjeçar të Chelsea, Joao Pedro, protagonist me 20 gola dhe 9 asist te blutë e Londrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)