Nis epoka Maran tek Shqipëria, dy risi dhe rikthime te kuqezinjtë
Tekniku italian ka grumbulluar 27 futbollistë për këto dy teste, duke sjellë edhe disa emra të rinj në skuadër. Për herë të parë marrin ftesë me Kombëtaren portieri i FK Partizani, Pano Qirko, dhe mesfushori i Carrarese Calcio, Luis Hasa.
Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka publikuar listën e parë të lojtarëve për dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë në fillim të muajit qershor ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.
Shqipëria do të përballet fillimisht me Izraelin më 3 qershor në stadiumin Air Albania Stadium, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë ndaj Luksemburgut, po në të njëjtin stadium. Të dyja sfidat do të nisin në orën 20:00.
Tekniku italian ka grumbulluar 27 futbollistë për këto dy teste, duke sjellë edhe disa emra të rinj në skuadër. Për herë të parë marrin ftesë me Kombëtaren portieri i FK Partizani, Pano Qirko, dhe mesfushori i Carrarese Calcio, Luis Hasa.
Foto: FSHF
Në listën kuqezi rikthehen gjithashtu Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi.
Nga ana tjetër, Kombëtarja do të ketë mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh. Jashtë listës kanë mbetur Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj. Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht grumbullimin më 1 qershor në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore para dy ndeshjeve miqësore.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin ka vlerësuar progresin e Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian, gjatë zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në zonë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat u pozicionuan rreth Parlamentit për të kontrolluar situatën teksa përreth institucionit ishin vendosur barrikada metalike.
Nëse Trump vendos përfundimisht të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit, shumica e objektivave të mbetura do të jenë shumë më të vështira për t'u gjetur ose goditur, sipas burimeve të cituara nga NBC.
Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.
Crystal Palace ka shkruar historinë në Leipzig të Gjermanisë, duke fituar trofeun e parë europian në historinë e klubit pas suksesit 1-0 ndaj Rayo Vallecano në finalen e Conference League.
Atmosfera para finales së Conference League është tensionuar në Leipzig, pasi policia gjermane ka urdhëruar largimin nga qendra e qytetit të rreth 60 tifozëve të Crystal Palace, të cilët u cilësuan si “problematikë” dhe të lidhur me huliganizmin.
Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë intervistën e tij të parë për FSHF TV, ku flet për emocionet e marrjes së drejtimit të kuqezinjve, kontaktet e para me Presidentin Armand Duka dhe vizionin e tij për të ardhmen e ekipit kombëtar.
17-vjeçari, i cili po aktivizohet me New York Red Bulls në MLS dhe po vlerësohet për paraqitjet e tij, është lënë jashtë listës së SHBA nga trajneri Mauricio Pochettino për turneun madhor.
Në një deklaratë, Odsonne Édouard theksoi se nuk do të ishte e drejtë të bashkohej me ekipin në momentin e fundit, pasi lojtarët e tjerë kishin kontribuar në pjesëmarrjen në event.
Zyrtarizohet ftesa e trajnerit Rolando Maran për Luis Hasën. Mesfushori në pronësi të Napolit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të përfaqësuesja “azzurre” e 21-vjeçarëve.
Ivan Balliu ëndërron trofeun ndërkombëtar, sot prej orës 21:00 në Gjermani, finalja ndërmjet Rayo Vallecano dhe Crystal Palace. Skuadra e tretë e Madridit do të luajë finalen e parë europiane në 102 vite ekzistencë.
Komente (0)