Publikimi i listës së Shteteve të Bashkuara për Kupën e Botës 2026 ka sjellë një zhvillim të rëndësishëm për futbollin shqiptar. Së fundmi është hapur një mundësi të re për afrimin e talentit Adri Mehmeti në Kombëtaren kuqezi.
17-vjeçari, i cili po aktivizohet me New York Red Bulls në MLS dhe po vlerësohet për paraqitjet e tij, është lënë jashtë listës së trajnerit Mauricio Pochettino për turneun madhor. Pavarësisht interesimit të klubeve të mëdha europiane si Bayern Munich, Arsenal dhe PSG, Mehmeti nuk është integruar ende në ekipin e parë të SHBA-së, ndonëse ka qenë pjesë e moshave të saj.
Ky zhvillim shihet si një “asist” për Shqipërinë, që tashmë ka hapur mundësinë të bindë futbollistin të zgjedhë përfaqësimin me ngjyrat kuqezi në nivel ndërkombëtar. Burime pranë situatës kujtojnë se Mehmeti ka qenë më parë pjesë e Shqipërisë U-15 në vitin 2023, diçka që e bën një rikthim të mundshëm në projektin e FSHF-së.
Vendimi i SHBA-së për ta lënë jashtë përfaqësueses kryesore mund të ndikojë në zgjedhjen e tij ndërkombëtare, ndërsa Shqipëria pritet të lëvizë shpejt për të mos humbur një nga talentet më premtues të brezit të ri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)