Aktivizimi në Kupën e Botës është ëndrra e futbollisti. Pjesa më e madhe e sportistëve nuk e kanë mundësinë të luajnë, por ka edhe nga ata që refuzojnë. I tillë është rasti i sulmuesit francez Odsonne Édouard. Ai nuk pranoi ftesën për të përfaqësuar Haitin në Botërorin 2026, pavarësisht se ka lidhje familjare me vendin përmes prindërve të tij.
Lojtari mund të ishte pjesë e skuadrës për turneun, por vendosi të mos jetë i pranishëm. Në një deklaratë, Édouard theksoi se nuk do të ishte e drejtë të bashkohej me ekipin në momentin e fundit, pasi lojtarët e tjerë kishin kontribuar në kualifikim. “Nuk më dukej legjitime të luaja në këtë Botëror. Lojtarët kanë luftuar për ta arritur dhe unë nuk mund të shfaqesha thjesht në fund për të përfituar. Nëse duhet ta luaj, duhet ta meritoj”, u shpreh ai.
Qëndrimi i Édouard është vlerësuar si i rrallë në futbollin modern, ku ndryshimet e përfaqësueseve shpesh bëhen për arsye sportive dhe mundësi më të mëdha pjesëmarrjeje në turne të rëndësishëm. Vendimi i sulmuesit është interpretuar si një gjest respekti ndaj lojtarëve që kanë kaluar gjithë procesin e kualifikimeve me ekipin kombëtar të Haitit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)