Protestë masive në Tbilisi gjatë Ditës së Pavarësisë, opozita marshon drejt Parlamentit

Në zonë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat u pozicionuan rreth Parlamentit për të kontrolluar situatën teksa përreth institucionit ishin vendosur barrikada metalike.

26.05.2026. 21:41

Protestë masive në Tbilisi gjatë Ditës së Pavarësisë, opozita marshon drejt Parlamentit

Mijëra mbështetës të opozitës dolën në rrugët e Tbilisi gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë së Gjeorgjisë, duke zhvilluar një marshim drejt godinës së Parlamentit mes tensioneve me autoritetet. Tubimi u zhvillua në bulevardin Rustaveli Avenue, edhe pse autoritetet nuk dhanë leje zyrtare për organizimin e protestës.

Në zonë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat u pozicionuan rreth Parlamentit për të kontrolluar situatën. Sipas raportimeve nga terreni, disa efektivë ndodheshin pas portave të godinës së Parlamentit, ndërsa të tjerë me fytyra të mbuluara, forconin barrikadat metalike të vendosura përreth institucionit.

Opozita hasi gjithashtu pengesa edhe në organizimin teknik të protestës. Autoritetet ndaluan vendosjen e një skene si dhe futjen e pajisjeve që do të përdoreshin gjatë demonstratës. Marshimi i opozitës lidhet me akuzat e partive opozitare kundër qeverisë, për kufizim të lirive demokratike dhe pengim të së drejtës për protestë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)