VIDEO/ Avioni përplas 44-vjeçaren në ajër

Një incident dramatik ka ndodhur në qiell mbi Austri, i cili për pak sa nuk përfundoi në tragjedi, kur një avion i vogël u përplas në ajër me një parashutiste, duke e rrëzuar atë mes Alpeve.

Burimi: Daily Mail

25.05.2026. 18:39

VIDEO/ Avioni përplas 44-vjeçaren në ajër

Një incident dramatik ka ndodhur në qiell mbi Austri, i cili për pak sa nuk përfundoi në tragjedi, kur një avion i vogël u përplas në ajër me një parashutiste, duke e rrëzuar atë mes Alpeve.

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur Sabrina, 44 vjeçe, po fluturonte me parashutë mbi malin Schmittenhöhe në Alpet Kitzbühel, kur papritur një avion iu afrua me shpejtësi dhe goditi parashutën e saj.

Nga përplasja, litarët e parashutës u këputën, ndërsa gruaja nisi të rrotullohej në ajër duke rënë me shpejtësi drejt tokës. Në video dëgjohen britmat e saj të panikut teksa përpiqej të shpëtonte jetën.

Megjithatë, Sabrina arriti të ruante qetësinë në sekondat dramatike. Ajo u shkëput nga litarët e ngatërruara dhe aktivizoi në momentin e fundit parashutën emergjente, duke shmangur për mrekulli vdekjen.

Pas uljes në tokë, 44-vjeçarja u mor nga një helikopter policie dhe u transportua drejt aeroportit lokal për kontrolle mjekësore. Fatmirësisht, ajo pësoi vetëm mavijosje dhe dëmtime të lehta trupore.

Edhe piloti 28-vjeçar i avionit arriti të ulte mjetin në mënyrë të sigurt në aeroportin Zell am See. Ai deklaroi se nuk kishte mundësi ta shmangte përplasjen.

Në një reagim në rrjetet sociale, Sabrina shkroi: “Ende nuk e besoj që jam gjallë dhe po shkruaj këtë.” Videoja e incidentit është bërë virale në internet, duke marrë qindra mijëra reagime brenda pak orësh.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)