Një situatë e pazakontë ka shkaktuar tension në ambientet e Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ku një grua është ndaluar nga policia pasi tentoi të hynte në gjykatë me një thikë.
Ngjarja ndodhi në momentin kur gruaja po kalonte në skanerin e sigurisë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore. Pajisja sinjalizoi menjëherë praninë e një objekti metalik, ndërsa gruaja tentoi të largohej drejt një daljeje tjetër të godinës.
Punonjësit e sigurisë e ndaluan dhe njoftuan policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje. Sipas burimeve, gruaja u ka kërkuar efektivëve meshkuj të mos e preknin, duke pretenduar se besimi i saj fetar nuk e lejonte një gjë të tillë.
“Do të shkoj vetë te makina, mos më prekni”, mësohet t’u ketë thënë ajo policëve.
Autoritetet dyshojnë se thika mund të përdorej gjatë procesit gjyqësor, megjithëse motivet e plota ende nuk janë bërë të ditura.
Thika është sekuestruar si provë materiale, ndërsa gruaja është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)