Nikos Dendias në Tiranë, 2 orë takim me Ramën, në fokus kufiri detar dhe siguria në Ballkan
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi këtë të hënë një takim prej më shumë se dy orësh me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Takimi nisi rreth orës 12:30 dhe u fokusua te marrëdhëniet dypalëshe, siguria rajonale dhe rikthimi i diskutimeve për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë.
Kryeministri Edi Rama priti këtë të hënë në Kryeministri, ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, në një takim që nisi rreth orës 12:30 dhe zgjati më shumë se dy orë. Takimi u fokusua te marrëdhëniet dypalëshe, siguria rajonale dhe rikthimi i diskutimeve për çështjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Pas takimit Rama ka ndarë një foto të shkrepur gjatë diskutimeve me ministrin helen dhe e ka cilësuar Dendias si një mik të çmuar dhe një mbështetës të palëkundur të partneritetit strategjik mes Tiranës dhe Athinës.
“Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, shkruan Rama.
Para takimit kokë më kokë me kreun e qeverisë shqiptare, Dendias u prit në zyrë edhe nga ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Vizita e zyrtarit grek në Tiranë konsiderohet si një përpjekje për të riaktivizuar procesin e dakordësuar mes dy vendeve për dërgimin e mosmarrëveshjes së kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Sipas mediave greke, objektivi kryesor i vizitës është rikthimi në rrugën e duhur i iniciativës së vitit 2020, kur Tirana dhe Athina njoftuan zyrtarisht dakordësinë për ta adresuar çështjen në rrugë ndërkombëtare. Megjithatë, edhe pse palët ranë dakord politikisht, ekipet negociatore nuk u ngritën asnjëherë për të përgatitur procedurat e nevojshme.
Në qendër të diskutimeve që po rinisin pritet të jetë hartimi i një marrëveshjeje formale që do t’u lejonte të dy vendeve t’ia paraqisnin gjykimit ndërkombëtar mosmarrëveshjen mbi shelfin kontinental dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive.
Vizita e Dendias vjen në një moment kur Athina dhe Tirana po përpiqen të lënë pas tensionet e viteve të fundit dhe të përfitojnë nga ajo që zyrtarët grekë e konsiderojnë një fazë pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve. Nga ana tjetër, Greqia ka konfirmuar mbështetjen për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Vetë kryeministri Rama, gjatë vizitës së fundit në Greqi, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, deklaroi se tashmë ekziston një dakordësi mes dy qeverive për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare.
Foto: Facebok/Edi Rama
“Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare. Kështu do të bëhet dhe më pas i takon gjykatës të vendosë”, u shpreh Rama.
Përtej çështjes së detit, në fokus të bisedimeve mes palëve janë edhe bashkëpunimi ushtarak në kuadër të NATO-s, siguria rajonale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Analistët vlerësojnë se rëndësia e kësaj vizite lidhet edhe me përpjekjet e Perëndimit për të forcuar praninë në rajon, në një kohë tensionesh të shtuara gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë dhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme.
Sipas vlerësimeve diplomatike, nga kjo vizitë nuk priten vendime konkrete për çështjet e hapura mes dy vendeve, pasi procesi mbetet kryesisht në kompetencën e diplomacisë dhe ministrive të jashtme. Ndërkohë, çështja e detit në Shqipëri vijon të mbetet e lidhur edhe me procedurat institucionale, pasi Presidenti i Republikës duhet të mandatojë grupin negociator për bisedimet paraprake me palën greke.
Vizita e Dendias parashikon gjithashtu edhe takime të tjera zyrtare në Tiranë, si dhe një takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.
Historiku i çështjes së detit
Mosmarrëveshja për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë mbetet e hapur që prej vitit 2010, kur Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi marrëveshjen e firmosur nga qeveria shqiptare e asaj kohe me Athinën.
Në vitin 2018, qeveritë e drejtuara nga Edi Rama dhe Alexis Tsipras nisën një raund të ri negociatash për kufizimin e zonave detare, por pa arritur një marrëveshje përfundimtare.
Ndërkohë, në dhjetor të vitit 2020, Greqia miratoi zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, një vendim që shkaktoi debate dhe reagime edhe në Shqipëri. Në atë kohë, Edi Rama deklaronte se “e drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrethimin e një kantieri ndërtimi. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamëz.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për opozitën, duke i cilësuar si molotovarë që donin të digjnin Shqipërinë, ka reagua kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Një studim i famshëm i vitit 1960, i botuar fillimisht në revistën Science, ka gjeneruar diskutime ditët e fundit. Ai hipotezon një datë të saktë për fundin e botës: të premten, 13 nëntor 2026. U llogarit nga fizikani austriak Heinz von Foerster.
Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.
Pesë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Dubai, në kuadër të një operacioni të koordinuar mes Interpol Tirana dhe autoriteteve në Abu Dhabi.
Elton Alushi kishte marrë drejtimin e Policisë së Tiranës në nëntor të vitit 2024, pas një procesi konkurrimi të zhvilluar për herë të parë sipas ligjit të ri të Policisë së Shtetit.
Sipas hetimeve, autorët krijonin faqe të rreme online dhe dërgonin SMS me linqe mashtruese, duke i nxitur qytetarët të plotësonin të dhënat e tyre bankare. Më pas, këto të dhëna përdoreshin për përfitime të paligjshme financiare.
Për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha qeveria Rama ka sabotuar marrëveshjen e detit. I pyetur për vizitën e ministrit të Mbrojtjes, Nikos Dendias, Berisha tha se Greqia ka shpallur 12 miljet e saj detare.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e kësaj të hëne ka folur për kohën televizive që ka opozita në ekranet shqiptare. Ai akuzon qeverinë se po e censuron opozitën.
Objektivi i shpërthimit me eksploziv që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkozë, ishte një market në pronësi të babait të vëllezërve Aldo dhe Ali Lika, të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të atentatit të 18 majit ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur edhe efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku.
Kontrollet në burgjet e vendit vijojnë me rigorozitet, duke zbuluar sende që nuk lejohen në ambientet e vuajtjes së dënimit. Së fundmi, në gjatë kontrollit në burgun e Shkodrës, në lavanderi dhe në dushe janë gjetur të fshehur telefonë.
Komente (0)