Furtunë tek Milani, ikin Allegri dhe Tare, revolucionin e drejton Ibrahimoviç

I pari që do t’i thotë lamtumirë kuqezinjve mund të jetë drejtori ekzekutiv Giorgio Furlani, i ndjekur më pas nga drejtori sportiv Igli Tare, kreu i vëzhgimit Moncada dhe trajneri Massimiliano Allegri.

Burimi: Sport Mediaset

25.05.2026. 15:41

Furtunë tek Milani, ikin Allegri dhe Tare, revolucionin e drejton Ibrahimoviç

Këto janë orë vendimtare për të ardhmen e Milanit. Pas humbjes kundër Cagliari-t që i kushtoi kualifikimin për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, është koha që kuqezinjtë të nisin një cikël të ri.

Largimet e para zyrtare mund të njoftohen sot dhe sipas Sport Mediaset, i pari që do t’i thotë lamtumirë kuqezinjve mund të jetë drejtori ekzekutiv Giorgio Furlani, i ndjekur më pas nga drejtori sportiv Igli Tare, kreu i vëzhgimit Moncada dhe trajneri Massimiliano Allegri, situata e të cilit nuk ka qenë kurrë kaq e pasigurt pas vetëm një viti që nga ardhja e tij.

Asnjë konferencë për shtyp, vetëm një drekë me gazetarë të zgjedhur. Kjo është ajo që Gerry Cardinale vendosi të bënte një ditë pas humbjes në San Siro. Pronari i Red Bird po takohet aktualisht me një delegacion ndërsa Furlani dhe Moncada ishin në zyrë. Sakaq, Zlatan Ibrahimoviç i cili pritet të ketë dorë tek revolucioni u takua me Gerry Cardinale-n në një hotel në qendër të Milanos.

Dështimi i Milanit për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve e ka vënë në bankën e të akuzuarve kryesorë Massimiliano Allegrin. Trajneri toskan nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe, pas humbjes kundër Cagliarit, ai deklaroi se "duhet të bëjmë një analizë të qartë të të gjithë sezonit". Pronarët mund të zgjedhin ta shkarkojnë atë, pasi aktualisht është lidhur me stolin e Napolit pas largimit të Conte-s.

Allegri ka me Milanin një kontratë deri më 30 qershor 2027, me një opsion deri në vitin 2028 që nuk u aktivizua sepse ishte i lidhur me kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Pyetaj është kush do e zëvendësojë në pankinën kuqezi dhe për momentin është e vështirë të imagjinohet Antonio Conte, veçanërisht nëse Zlatan Ibrahimovic fiton terren brenda menaxhmentit të Milanit. Në fakt, suedezi do të preferonte dikë si Van Bommel. Gjithashtu me interes ndiqet edhe Vincenzo Italiano. Sidoqoftë, derisa të vendoset hierarkia e re e menaxhimit, veçanërisht drejtori sportiv, është e vështirë të përmenden emra.

E njëjta gjë vlen edhe për Igli Taren si për Massimiliano Allegrin, pasi drejtori sportiv shqiptar është gjithashtu në rrezik të shkarkohet nga pozicioni i tij sepse nuk arriti të përmbushë objektivin e tij minimal sezonal. I lidhur ngushtë me trajnerin toskan, ish-lojtari i Lazios kishte qenë jashtë fushave për disa javë pavarësisht se shfaqej para kamerave para dhe pas ndeshjeve. Nuk është rastësi që Tare mungonte në samitin e mbajtur të dielën në mëngjes në Milano, ku morën pjesë Gerry Cardinale dhe Massimo Calvelli, krahu i djathtë i themeluesit të RedBird.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)