Finalja e Kupës së Portugalisë ka dhuruar një nga mrekullitë e futbollit, pasi skuadra e divizionit të dytë, Torreense, shënoi një penallti në kohën shtesë për t’i rrëmbyer trofeun legjendarëve të Sporting Lisbonë.
Fillimisht Kevin Zohi e kaloi Torreensen në epërsi pas vetëm tre minutash lojë, por Luis Suarez barazoi për Sportingun në fillim të pjesës së dytë.
Mbrojtësi i majtë uruguaian, Maximiliano Araujo, u përjashtua në kohën shtesë pasi pësoi një penallti dhe mbrojtësi i Kepit të Gjelbër, Stopira, shënoi golin e fitores nga pika e bardhë.
Trofeu i parë i madh në historinë e tyre 109-vjeçare i jep Torreenses edhe mundësinë për të garuar në Europa League sezonin e ardhshëm.
Klubi i Torreense është nga Torres Vedras, një qytet 25 milje në veri të Lisbonës, dhe luan në një stadium që mban rreth 2,500 spektatorë. Ata kishin arritur më parë në finalen e Kupës së Portugalisë një herë më parë, kur humbën ndaj Portos në vitin 1956.
Klubi tashmë ka edhe një shans për t'u ngjitur në ligën e parë, me ndeshjen e kthimit të play-off-it që zhvillohet të enjten kundër Casa Pia, ndërsa ndeshja e parë mes tyre u mbyll me rezultatin 0-0.
Ndërkohë, Sporting përfundoi i dyti në kampionat këtë sezon, pasi fitoi ligën dhe kupën vitin e kaluar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)