Fitore me shije titulli, Egnatia mposht dhe Vllazninë

Me këtë fitore, Egnatia forcon pozitat në garën për titull, ndërsa Vllaznia humb një mundësi të artë për të marrë kryesimin në Final Four.

23.05.2026. 21:35

Fitore me shije titulli, Egnatia mposht dhe Vllazninë

Në ndeshjen vendimtare të javës së dytë të “Final Four”, Egnatia ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-1 në stadiumin “Air Albania”, duke bërë një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit kampion.

Sfida u zhvillua me shumë tension, pasi të dy skuadrat kishin pikë të barabarta në krye të renditjes së Final Four, duke e kthyer përballjen në një duel direkt për kreun.

Egnatia kaloi e para në avantazh në minutën e 38-të me golin e Sotas, pas një krosimi të saktë nga Kryeziu. Vllaznia reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 77-të me Qaton, duke rikthyer emocionet në “Air Albania”.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Adjesa shënoi golin e fitores për Egnatian në minutën e 88-të, duke i dhënë kampionëve në fuqi tri pikë shumë të rëndësishme.

Takimi u mbyll me tension të lartë, ku nuk munguan edhe përplasjet mes stafeve në fund të ndeshjes, ndërsa një karton i kuq për Aleksin u rishikua nga VAR-i dhe u konvertua fillimisht në të verdhë, por lojtari u largua sërish nga fusha.

Me këtë fitore, Egnatia forcon pozitat në garën për titull, ndërsa Vllaznia humb një mundësi të artë për të marrë kryesimin në Final Four.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)