“Final 4”, Egnatia sfidon Vllazninë në sfidën që “vendos” titullin kampion

Të dy skuadrat e nisin këtë duel në kuotën e 31 pikëve, duke e bërë përballjen direkte një moment kyç për fatin e garës për titullin kampion. Po kaq pikë ka edhe Elbasani i vendit të tretë.

23.05.2026. 12:20

“Final 4”, Egnatia sfidon Vllazninë në sfidën që “vendos” titullin kampion

Sot në orën 19:00 në stadiumin Arena Kombëtare do të luhet një nga ndeshjet më vendimtare të “Final 4” në Kategorinë Superiore. Vllaznia kryesuese përballet me Egnatian e vendit të dytë, por që është në kuotë të barabartë pikësh me shkodranët.

Të dy skuadrat e nisin këtë duel në kuotën e 31 pikëve, duke e bërë përballjen direkte një moment kyç për fatin e garës për titullin kampion. Po kaq pikë ka edhe Elbasani i vendit të tretë. Kjo situatë në renditje do të bënte që skuadra e cila humbet, praktikisht ta shohë veten jashtë luftës për trofeun.

Vllaznia ka një avantazh të rëndësishëm në përballjet direkte të sezonit, çka i jep mundësinë të qëndrojë përpara Egnatias edhe në rast të një barazimi. Ky fakt do ta bëjë edhe më interesante ndeshjen, sepse rrogozhinasve u nevojitet vetëm fitore, për të mos shpresuar te fati në ndeshjen e fundit.

Nga ana tjetër, një fitore e shkodranëve do të komplikonte ndjeshëm garën për kundërshtarët, duke i nxjerrë praktikisht nga objektivi i titullit edhe Egnatian dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e “Final 4”. Dueli i radhës do të jetë ai i së dielës ndërmjet Elbasanit dhe Dinamos, teksa katër skuadrat do të kenë edhe nga një ndeshje të fundit për të zhvilluar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)