Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar në rrjetet sociale foto të fletëve të votimit nga procesi i brendshëm i votimit për kreun e PD-së. Disa anëtarë kanë shënuar në fleta edhe emrin e tij, përveç atij të Sali Berishës, i cili është i vetmi kandidat në garë.
Salianji e ka cilësuar procesin si të mbyllur për alternativa, duke theksuar se reagimet dhe shënimet në fletët e votimit tregojnë që anëtarësia po shpreh pakënaqësi ndaj mënyrës së organizimit të garës. Ai falënderoi mbështetësit nga disa qytete të vendit, duke deklaruar se mesazhet dhe fotot e fletëve të votimit po vijnë nga degë të ndryshme të PD-së në të gjithë Shqipërinë.
Sipas tij, kur “gara kufizohet dhe alternativa përjashtohet”, demokratët po reagojnë përmes votës së tyre simbolike, duke shprehur qëndrime të ndryshme brenda procesit. “Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale! Ne nuk dorëzohemi. Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve”, tha Salianji.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)