Panik në parlamentin grek, zv.ministrja dërgohet me urgjencë në spital

Incidenti ka shkaktuar tension dhe ndërprerje të përkohshme të aktivitetit në sallën parlamentare, ndërsa kolegët dhe deputetët e pranishëm kanë ndjekur me shqetësim situatën.

Burimi: Kathimerini

22.05.2026. 18:31

Panik në parlamentin grek, zv.ministrja dërgohet me urgjencë në spital

Momente paniku dhe shqetësimi janë regjistruar në Parlamentin grek, pasi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Irene Agapidaki ka shfaqur papritur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në sallën parlamentare.

Sipas raportimeve të mediave greke, Agapidaki është ndjerë keq gjatë seancës dhe ka pasur vështirësi në frymëmarrje, duke bërë që të ndërhyjnë menjëherë mjekët e pranishëm në Parlament. Pas kontrolleve të para, është konstatuar se ajo kishte nivel të ulët oksigjeni, çka ka shtuar shqetësimin për gjendjen e saj.

Zëvendësministrja është transportuar fillimisht në infermierinë e Parlamentit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pak minuta më vonë është dërguar me ambulancë në spital për ekzaminime dhe kontrolle të mëtejshme.

Incidenti ka shkaktuar tension dhe ndërprerje të përkohshme të aktivitetit në sallën parlamentare, ndërsa kolegët dhe deputetët e pranishëm kanë ndjekur me shqetësim situatën.

Deri tani autoritetet greke nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të Irene Agapidaki, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga mjekët në orët në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)