Qeni zbulon drogën në furgonin e kuzhinës së burgut

Një tentativë për futjen e drogës brenda Burgut të Dubravës në Kosovë është parandaluar nga autoritetet korrektuese, pas një kontrolli të detajuar të realizuar në hyrje të institucionit.

22.05.2026. 15:07

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:30, kur zyrtarët korrektues, të mbështetur nga informacionet e Njësisë së Inteligjencës së SHKK-së, kanë kontrolluar një furgon të furnizimit të kuzhinës.

Gjatë kontrollit, ku rol kyç ka pasur edhe qeni antidrogë, është zbuluar një sasi e dyshuar narkotike e fshehur në pjesën e brendshme të llamarinës së derës së pasme të automjetit.

Menjëherë pas identifikimit të rastit janë ndërmarrë veprimet procedurale dhe janë nisur hetime të brendshme për të zbardhur mënyrën e organizimit të tentativës së kontrabandës.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila po zhvillon hetimet për identifikimin e personave të përfshirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)