Policia financiare italiane ka shkatërruar një rrjet të sofistikuar piraterie online që dyshohet se u ka shkaktuar mbi 300 milionë euro dëme platformave të njohura si Netflix, Disney+, Sky, DAZN dhe Spotify.
Sipas autoriteteve italiane, rrjeti përdorte një aplikacion të quajtur “CINEMAGOAL”, i cili lidhej me serverë jashtë vendit dhe arrinte të deshifronte në mënyrë të paligjshme përmbajtjet me pagesë të platformave streaming.
Hetimet zbuluan se sistemi funksiononte 24 orë në ditë përmes serverëve virtualë të vendosur në Itali, duke kopjuar dhe rishpërndarë kodet e aksesit çdo tre minuta nga abonime të regjistruara me identitete false. Teknologjia përdorej për të shmangur kontrollet e sigurisë së platformave dhe e bënte shumë të vështirë identifikimin e përdoruesve.
Abonimet ilegale shiteshin nga 40 deri në 130 euro në vit, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan serverë, të dhëna për deshifrimin e platformave dhe kodi burimor i aplikacionit. Operacione paralele u zhvilluan edhe në Francë dhe Gjermani në bashkëpunim me Eurojust.
Policia italiane njoftoi gjithashtu se ka identifikuar rreth 1,000 përdorues të sistemit ilegal “pezzotto”, të cilët do të përballen me gjoba nga 154 deri në 5 mijë euro.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)