Dy fëmijë i braktisi në pyll, të tretin e la në shtëpi: Nëna arratiset me partnerin e ri

Sipas hetimeve paraprake, nëna 42-vjeçare dhe njerku i fëmijëve, të dy shtetas francezë, i kishin çuar në një pyll pranë rrugës provinciale, u kishin lidhur sytë dhe u kishin thënë se do të luanin duke kërkuar një lodër.

22.05.2026. 13:21

Dy fëmijë i braktisi në pyll, të tretin e la në shtëpi: Nëna arratiset me partnerin e ri

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Portugali, ku dy fëmijë të mitur, një djalë 5 vjeç dhe motra e tij 3-vjeçare, u gjetën të braktisur pranë një pylli jo larg Lisbonës. Sipas mediave portugeze, fëmijët u zbuluan rastësisht pranë një shatërvani në zonën e Monte Novo do Sul nga një qytetar që po kalonte me makinë.

Të vegjlit kishin sytë e lidhur me fashë, qanin dhe kërkonin ndihmë, ndërsa flisnin vetëm frëngjisht. Burri që i ndihmoi, i mori në automjet dhe i dërgoi në një lokal të zonës, ku u përpoq t’i qetësonte me ushqime dhe lodra, ndërkohë që njoftoi policinë.

Sipas hetimeve paraprake, nëna 42-vjeçare dhe njerku i fëmijëve, të dy shtetas francezë, i kishin çuar në një pyll pranë rrugës provinciale, u kishin lidhur sytë dhe u kishin thënë se do të luanin duke kërkuar një lodër. Më pas, ata janë larguar me makinë duke i lënë vetëm.

Fëmijët ndodhen aktualisht nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Setúbalit, ndërsa autoritetet portugeze kanë nisur hetime për braktisje dhe rrezikim të jetës së të miturve. Hetuesit dyshojnë se çifti mund të ketë dalë tashmë jashtë territorit portugez.

Ndërkohë, nga verifikimet ka rezultuar se babai biologjik i fëmijëve kishte denoncuar zhdukjen e tyre më 11 maj në qytetin Colmar. Sipas denoncimit, gruaja ishte larguar nga shtëpia duke lënë të vetëm edhe djalin tjetër 16-vjeçar. Autoritetet franceze dhe portugeze po bashkëpunojnë për lokalizimin e çiftit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)