Arrihet marrëveshje Iran-SHBA?! Mediat: Hyn në fuqi sapo të shpallet

Marrëveshja përfshin armëpushim të menjëhershëm, garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe nisjen e heqjes graduale të sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

Burimi: Al Arabya

22.05.2026. 16:34

Arrihet marrëveshje Iran-SHBA?! Mediat: Hyn në fuqi sapo të shpallet

Një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mund të shpallet brenda orëve të ardhshme.

Sipas mediave arabe, negociatat janë ndërmjetësuar nga Pakistani dhe drafti final i marrëveshjes është pothuajse i përfunduar.

Burime të Al Arabiya raportojnë se marrëveshja do të hyjë në fuqi menjëherë pas shpalljes zyrtare nga të dyja palët.

Marrëveshja përfshin armëpushim të menjëhershëm, garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe nisjen e heqjes graduale të sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa deri tani nuk ka ende reagim zyrtar nga Uashingtoni apo Teherani.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)