E përditshmja “The Washington Post” raporton se forcat e armatosura amerikane kanë konsumuar një pjesë të konsiderueshme të arsenalit të interceptorëve të avancuar, që shërbejnë për mbrojtjen ajrore të Izraelit gjatë konfliktit me Iranin.
Sipas burimeve të cituara nga media amerikane, SHBA ka përdorur interceptorët për të ndihmuar Izraelin në përballimin e sulmeve iraniane gjatë operacionit të njohur si “Epic Fury”. Raporti thekson se ushtria amerikane ka lëshuar mbi 200 interceptorë të sistemit THAAD për mbrojtjen e Izraelit, çka përbën rreth gjysmën e inventarit të disponueshëm të Pentagonit.
Gjithashtu janë përdorur më shumë se 100 interceptorë të tipeve Standard Missile-3 dhe Missile-6. Ndërkohë, sipas “Bloomberg”, Irani ka shkatërruar rreth 20 dronë amerikanë MQ-9 Reaper që nga nisja e luftës. Vlera e dronëve të humbur përllogaritet afërsisht në 1 miliard dollarë dhe përfaqëson rreth 20% të inventarit të Pentagonit për këta dronë para nisjes së konfliktit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)