Grabitje në Mal të Zi, arrestohen 3 amerikanë dhe një britanik, vodhën 100 mijë euro

Pas grabitjes, autorët braktisën automjetin e përdorur dhe tentuan të arratiseshin me taksi, por u ndaluan nga policia në qendër të Ulqinit.

22.05.2026. 17:31

Grabitje në Mal të Zi, arrestohen 3 amerikanë dhe një britanik, vodhën 100 mijë euro

Policia e Kotorrit në Mal të Zi ka arrestuar 3 shtetas amerikanë dhe një britanik, të dyshuar për grabitjen e rreth 100 mijë eurove ndaj një personi në zonën e Kavaçit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 21 maj në një hotel, ku të dyshuarit ishin takuar me viktimën me pretendimin për të kryer një transaksion me kriptovaluta. Gjatë takimit, ata dyshohet se i kanë marrë me forcë një shumë të madhe parash dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht viktimën para se të largoheshin në drejtim të Budvës.

Pas grabitjes, autorët braktisën automjetin e përdorur dhe tentuan të arratiseshin me taksi, por u ndaluan nga policia në qendër të Ulqinit.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 99,650 euro, 660 paund britanikë, 126 dollarë amerikanë, tetë lingota ari, para të dyshuara si false dhe sende të tjera të përdorshme për sulm.

Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)