Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur alarmin për një rast të ri mashtrimi online, ku përmes rrjeteve sociale, kryesisht Facebook, qytetarët po ridrejtohen në faqe false që imitojnë platformën zyrtare e-Albania.
Sipas AKSK, qëllimi i këtij sulmi phishing është vjedhja e të dhënave personale, kredencialeve të aksesit dhe informacioneve të tjera sensitive të përdoruesve. Pas identifikimit të rastit, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur procedurat për bllokimin e domaineve dhe adresave IP të përdorura në aktivitetin keqdashës.
AKSK u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linke të dyshimta që shpërndahen në rrjetet sociale apo aplikacionet e komunikimit dhe të mos vendosin të dhënat personale apo bankare në faqe të pa verifikuara.
Autoritetet theksojnë se platforma zyrtare e e-Albania duhet të aksesohet vetëm përmes adresave zyrtare institucionale, ndërsa paralajmërojnë se sulmet phishing po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara dhe kërkojnë kujdes maksimal nga përdoruesit online.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)