Një natë tragjike është shënuar në Maqedonia e Veriut, ku një aksident i rëndë rrugor i mori jetën të paktën katër personave.
Ngjarja ndodhi në aksin Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku një automjet tip BMW u përplas me një kamion me targa të Kosovës.
Sipas mediave lokale, përplasja ishte tepër e fortë dhe menjëherë pas goditjes makina u përfshi nga flakët. Katër personat që ndodheshin brenda automjetit nuk arritën të shpëtonin.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, ekipe zjarrfikëse dhe shërbimet emergjente.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)