Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, nis votimi për diasporën, deri kur zgjat?

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur procedurat që duhet të ndjekin votuesit për realizimin e votës përmes postës.

21.05.2026. 16:53

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, nis votimi për diasporën, deri kur zgjat?

Ka nisur ditën e sotme procesi i votimit me postë për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar paraprakisht për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, rreth 105 mijë qytetarë pritet të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor nga jashtë vendit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur procedurat që duhet të ndjekin votuesit për realizimin e votës përmes postës.

Sipas udhëzimeve, çdo qytetar i regjistruar do të marrë në adresën e deklaruar një pako me materialet zgjedhore. Pas marrjes së saj, votuesi duhet të plotësojë fletëvotimin dhe ta vendosë atë në zarfin e fshehtë. Më pas, zarfi bashkë me dëftesën e regjistrimit duhet të futen në një zarf të dytë, i cili do të dërgohet me postë drejt Kosovës.

Autoritetet zgjedhore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos e lënë dërgimin e votës për ditët e fundit, në mënyrë që pakot të mbërrijnë në kohë dhe të administrohen sipas procedurave përkatëse para procesit të numërimit.

Procesi i votimit me postë do të vazhdojë deri më 6 qershor, ndërsa votat e mbërritura do të numërohen pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)