Gjykata e Beratit ka vendosur të lerë në masën e sigurisë arrest në burg 45-vjeçarin Zamir Skënderi, i akuzuar për plagosjen me armë të efektivit të policisë Arsen Toska.
Skënderi dyshohet se i mori pistoletën e shërbimit Arsen Toska teksa po transferohej në burgun e Fierit, dhe e qëlloi atë në kofshë duke e lënë të plagosur. Më pas, ai tentoi të arratisej, po u prangos nga policët e tjerë që ndodheshin në një makinë tjetër.
Seanca në ngarkim të Skënderit u zhvillua me dyer të mbyllura, me avokatin e të akuzuarit që deklaroi para trupit gjykues se klienti i tij kishte qenë në gjendje të droguar në momentin e ngjarjes.
Edhe vetë Skënderi i qëndoi këtij justifikimi duke shtuar se nuk mbante mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur në ditën e ngjarjes.
Tashmë, 45 vjeçari përveç akuzës së parë për prodhim dhe shitje narkotikësh do të përballet dhe me veprën penale “vrasje me dashje e Punonjësve të Policisë së shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)