Mbështeti studentët shqiptarë në RMV, Ministria e Jashtme reagon për largimin e ambasadorit Meidani

Zëdhënësi i MEPJ-së, Alteo Hysi ka reaguar lidhur me debatin që po zhvillohet për largimin e ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, pasi ky i fundit është shprehur hapur në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe.

20.05.2026. 10:04

Reagim i Zëdhënësit të MEPJ:

Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike.

Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore.

Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla.

Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)